Armand Reveli - Drejtuesi i Pergjithshem

 

Z.Armand Reveli u lind më 1971 në Tiranë.

Në vitin 1994 ka përfunduar studimet e larta në degën “Administrim Biznes”, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Prej vitit 2011 mban titullin Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në vitin 2009 ka marrë titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik, ndërsa

në vitin 2010 titullin “Kontabël i miratuar”.

Gjithashtu mban edhe titullin TND.

Gjatë viteve Z. Reveli ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh  në disa fusha brënda dhe jashtë vendit, të tilla, si:

Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;

Financa 5;

Në fushën e Kontabilitetit Financiar, të Drejtave Ndërkombtare, Analizës dhe Auditit  Publik ;

Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetsore.

Është njohës i mirë i katër gjuhëve të huaja (Gjermanisht,Anglisht, Italisht dhe Greqisht).

 

Z. Reveli ka një eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike, ku ka mbajtur në periudha të ndryshme pozicionet e mëposhtme :

Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe Drejtorit të Departamentit Teknik të Akcizës dhe Procedurave Doganore ;

Drejtor i Drejtorisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Shëndetësisë,  FSDKSH dhe AL-PETROL sh.a Fier ;

Drejtor  i Drejtorisë së Politikave Energjitike pranë Ministrisë së Energjitikës;

Drejtor në Ndermarrjen e Prodhimit të Veshjeve Ushtarake;

Drejtor i përgjithshëm i kujdesit ndaj klientit në OSHEE.

Gjithashtu Z.Reveli ka eksperience edhe ne sektorin privat ku në periudha të ndryshme ka mbajtur pozicionet si:

Drejtor i degës së Tiranës në kompaninë e Sigurimit të Jetës “SICRED”;

Drejtor Shitjeve në kompaninë “Eurosig” sha.a ;

Drejtor Ekzekutiv dhe aksioner në kompaninë  “Extra Milk” sh.p.k ;

 

Prej Prillit të 2019 Z.Armand Reveli  mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, institucion në varësi të Ministrisë së Buqësisë dhe Zhvillimit Rural  në Republikën e Shqipërisë.