Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore, Monitorimit të Ujërave dhe Cilësisë (DMUMUC)

Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore, Monitorimit të Ujërave dhe Cilësisë (DMUMUC) drejton 13 Laboratorë Testues (LT) të fushave të ndryshme. Stafi i këtij departamenti përbëhet nga 18 punonjës (13 specialist dhe 5 teknik laboratori). Departamenti zbaton 6 Programe Kombëtare monitorimi (PKM-Molusqe).
Departamenti ofron shërbime të specializuara brenda kuadrit ligjor të laboratorit të referencës në fushën e ekzaminimeve mikrobiologjike, biologjike, toksikologjike, të cilësisë së ushqimeve me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Gjithashtu ai zbaton prakikat e mira laboratorike sipas menaxhimit të cilësisë dhe standartit ISO 17025: 2005.
Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore, Monitorimit të Ujërave dhe Cilësisë (DMUMUC) përbëhet nga tre sektorë:

Sektori i Kontrollit Mikrobiologjikë të Produkteve (SKMP)
Sektori i Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve (SPPMM)
Sektori i vlerësimit të Cilësisë së Ushqimeve (SVCU)