Sek. i Kontrollit Mikrobiologjik të Produkteve (SKMP)

MISIONI
Ky sektor bazohet kontrollin mikrobiologjik të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore, jo shtazore dhe të ushqimeve për kafshë, të prodhuara në vend ose të importuara, si dhe ato për eksport.

DETYRAT dhe PËRGJEGJËSITË

  • Janë laborator zyrtar të autorizuar për kryerjen e kontrollit mikrobiologjik të ushqimeve për:

    cilësitë mikrobiologjike, treguesit e ndotjes dhe kushtet higjeno-sanitare,

    për praninë/mungesën e patogjëneve.

  • Realizimi i Planit Kombëtar të Monitorimit të Molusqeve (PKM-Molusqe) për monitorimin e ngarkesave mikrobike (E. coli dhe Salmonella).
  • Jep asistencë tekniko-shkencore për përgatitjen e programeve kombëtare lidhur me sigurinë mikrobiologjike.
  • Jep asistencë teknike në pergatitjen e ligjeve, rregulloreve, vendimeve, urdhërave etj., që lidhen me fushën e aktivitetit të vlerësimit mikrobiologjik të ushqimeve.
  • mirëmban e akreditimin sipas ISO 17025:2005 të provave të akredituara me trupën kombëtare si dhe zgjerimin e akredititmeve për prova të reja;
  • mirëmban sistemin e menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat e ISO 17025:2005
  • Kryen punë kerkimore shkencore për realizim e programeve dhe projekteve kombetare, planeve të survejances etj që lidhen me sigurinë ushqimore.
  • Bazuar në norma dhe standarte ndërkombetare harton, aplikon, teknika e metoda analitike në fushen e mikrobiologjisë ushqimore.
  • Përgatit programet e kualifikimit dhe kualifikon specialistet e laboratoreve rajonale të AKU-së.


Ky sektor ka tre laborator.

  • Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik të Qumështit dhe Nënprodukteve të tij
  • Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik të Mishit dhe Nënprodukteve të tij
  • Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik të Produkteve Iktike


STAFI
1 Përgjegjës sektori
2 Specialist mikrobiolog të ushqimeve
3 Laborante