Departamenti i Menaxhimit të Cilesisë dhe Shërbimeve(DMCSH)

MISIONI
Përqasja e aktiviteteve që kryejnë Laboratorët e ISUV me dispozitat ligjore kombëtare dhe me standartet me të cilat operojnë Laboratorët e Provës(LP), referuar standartit ISO 17025:05.

STRUKTURA
Ky Departament është i përbërë nga dy sektorë.

  • Sek. i Menaxhimit të Cilësisë dhe Vlerësimit të Riskut (SMCVR)
  • Sek. i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve (SBNJSH)


OBJEKTIVAT
1. Shtrirja e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë sipas ISO 9001:2008 ”Kërkesa për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë” në të gjithë njësitë operative të ISUV;
2. Zbatimi me korrektësi i Standartit ISO 17025:2005 “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratoreve testues dhe kalibrues” për laboratorët e Institutit;
3. Mirëmbajtja e akreditimeve të laboratorëve që operojnë në fushën e Sigurisë Ushqimore:

  - Laboratori i Biotoksinave, me tre prova (1 kimike dhe 2 biologjike);
  - Laboratori i Mikrobiologjise Ushqimore, me dy prova;
  - Laboratori i Fitoplanktonit, me një provë.

4. Përmbushja e kërkesave dhe rritja e besueshmërisë së klientëve/konsumatorëve kundrejt shërbimeve dhe aktiviteteve shkencore që Institucioni ofron.
5. Të sigurojë një transparencë të aktiviteteve të Institucionit
6. Shërbim metrologjik për të gjithë laboratorët e ISUV

DETYRAT dhe PËRGJEGJËSITË

  • Të bashkëpunojë me Drejtorinë dhe strukturat e përfshira për përcaktimin e kritereve, mënyrave dhe instrumentave për të ngritur, mirëmbajtur dhe përmiresuar një sistem menaxhimi cilësie efiçient;
  • Të drejtojë dhe orientojë laboratorët për plotësimin e kërkesave të Standartit ISO 17025:05, me qëllim mirembajtjen e akreditimeve të tyre dhe zgjerimin e tij në laboratorë të tjerë target.
  • Të planifikojë dhe realizoje auditime të brendeshme sistematike të laboratorëve për të garantuar plotësimin e kërkesave të paracaktuara;
  • Të identifikojë moskonformitete në bashkëpunim me laboratorët dhe më pas të përcaktojë veprimet korrigjuese dhe parandaluese për të përmirësuar kompetencën teknike të tyre;
  • Të matë mbi bazën e mekanizmave të paracaktuara përmbushjen e kërkesave të klientit;
  • Të hartojë raporte mbi gjëndjen e cilësisë së laboratoreve;
  • Të kontribuoje, në hartimin dhe shtrirjen e procedurave standarte;
  • Të garantojë menaxhimin e dokumentacionit që ka të bejë me cilësinë në Institucion.
  • Të planifikojë dhe ndjekë problematikat e kalibrimeve të instrumetave matës që përdoren në laboratorët përgjegjës per provat e akredituara dhe atyre ku kerkohet gjurmueshmeri.
  • Të garantojë një sistem monitorimi/gjurmueshmerie të mirëfunksionimit të pajisjeve.