Sektori i Burimeve Njerezore

Misioni

Menaxhimi i Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve te Brendshme ne permiresimin e punes se ISUV duke ofruar  shërbime cilësore, efektive dhe transparente me ane te një administrate funksionale , profesionale dhe përgjegjëse ndaj kërkesave te punonjesve.

Efikasiteti në punë, përmirësimi i shërbimeve te personelit duke sjelle nje spektër të rëndësishëm funksional.

Detyrat dhe Përgjëgjësitë e Sektorit  të Burimeve Njerezore

  • Administron numrin e punonjësve.
  • Harton kontratat individuale të punonjësve dhe analizon strukturën.
  • Ndjek në vazhdimësi performancën e punonjësve.
  • Administron dosjet personale.
  • Ndjek në vazhdimësi vjetërsinë e tyre.
  • Bën lëvizjet e caktuara në librezat e punës dhe regjistrin themeltar.
  • Harton planin e lejeve të zakonshme.
  • Përgjigjet për mbarëvajtjen e përgjithshme të shërbimeve të ndryshme në Institut.
  • Koordinon punën me drejtuesit e Departamenteve dhe Sektorëve të ndryshëm.
  • Identifikon faktorët e rrezikut dhe masat e sigurisë.
  • Propozon planet për trajnimin dhe informimin e punëtorëve.
  • Kërkon zbatimin e ligjshmërisë për problemet që kërkojnë zgjidhje  në aspektin ligjor.
  • Ndjek  realizimin e procedurat te prokurimit  në zbatim të ligjeve dhe akteve  të tjera ligjore dhe nënligjore.
  • Harton  Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike dhe zhvillon procedurat perkatese.
  • Jep konsulence juridike ne sherbim te ISUV.
  • Interpreton të gjitha ligjet  dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që i përkasin sistemit të veterinarisë dhe ushqimit nëpërmjet diskutimit të përbashkët me ta.
  • Ndjek proceset gjyqesore  në mbrojtje të interesave të ISUV.
  • Mban përgjegjësi për shkeljet ligjore  në veprimtarinë e ISUV.
  • Harton kontratat  që nënshkruhen mes ISUV dhe subjekteve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Merr dhe jep informacion pa cënuar konfidencialitetin e ISUV.
  • Bën koordinimin e kërkesave që vijnë nga jashtë me personat e kërkuar dhe nuk lejon asnjë person të hyjë pa autorizim.
  • Përgjigjet për mirëmbajtjen dhe gatishmërinë e automjeteve ne ISUV per nevojat e punonjesve.
  • Përgjigjet për administrimin, qarkullimin dhe ruajtjen e dokumentacionit në baze të Ligjit “Për Arkivat”.
  • Kryen shkembime zyrtare nepermjet sherbimit postar.
  • Bën përpunimin teknik të materialeve dhe i dorëzon në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit ose ruajtjen e tyre në arkivën e ISUV.
  • Përgjigjet për të gjitha shkresat e hyra dhe të dala nga ISUV.
  • Mban në gatishmëri aparaturat që përdoren në ISUV.
  • Përgjigjet për furnizimin e pandërprerë me energji elktrike duke vënë në dispozicion gjeneratorin.
  • Mirëmban në mënyrë të vazhdueshme ambjentet e ISUV-së si dyert, bravat, dritaret, suvatimet, dyshemetë.
  • Mban pastër ambjentin e jashtëm të gjithë territorit të ISUV-së
  • Grumbullon dhe asgjëson me djegie materialet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për sëmundje infektive.
  • Garanton menaxhimin korrekt të aktivitetit dhe flukset e kampioneve të pranuara.
  • Rregjistron mostrat e hyra ne ISUV dhe i kalon në Laboratorët përkatës.
  • Siguron pritjen e kampioneve sipas procedurave dhe mënyrave të përcaktuara duke vlerësuar përshtatshmërinë e tyre në raport me parametrat e përcaktuar.
  • Garanton dërgimin e fletëpërgjigjeve të provave për tek klienti.
  • Nxjerr dhe shpërndan raportin e provës .

 

 


Stafi

  • Pergjegjes Sektori
  • Specialist (Jurist)
  • Nepunes Informacioni
  • Arkivist – Protokollist
  • Dy Teknike Aparaturash
  • Sanitare
  • Tre Punetore Mirembajtes
  • Dy Specialiste te Pritjes se Mostrave