Sektori i Financës(SF)

MISIONI

Ky sektor është i mobilizuar për përdorimin me eficence, efikasitet dhe transparencë të burimeve financiare për plotësimin e kërkesave të gjithë Departamenteve përkatëse në ISUV, për funksionimin e punës në Institucion.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Përpilon Regjistrin e Prashikimeve të Prokurimeve Publike në bazë të kërkesave të Departamenteve dhe ndjek Regjistrin e Realizimeve gjatë vitit, në bashkepunim me Juristin.
  • Mban kontabilitetin e ISUV-së.
  • Bën kontabilizimin e dokumentacionit sipas llogarive Arkë, Bankë, Blerje, Shitje, Magazina. Paga, Inventaret.
  • Ndjek dokumentacionin dhe rakordon nëpërmjet ekstraktit të Thesarit më bankën për të gjitha levizjet mujore, si dhe shpenzimet dhe për të ardhurat dytësore.
  • Përpilon Urdhër Shpenzimet duke patur parasysh dokumentacionin e plotë bashkëngjitur.
  • Përpilon sëbashku me specialistin e financës pagat.
  • Kontrollon sigurimet shoqërore e shëndetësore pasi printohen nga Bordero 5.
  • Kontrollon librat e pagave për çdo punonjës.
  • Firmos librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
  • Përpilon dosjet e karburantit të plotësuara me përllogaritjet përkatese nga shoferi i ISUV-së.
  • Përpilon ngritjen e grupeve të punes mbi inventarizimin e pasurisë së ISUV.
  • Ndjek në bashkepunim me Juristin kontratat e prokurimeve publike(KPP) të lidhura deri në ekzekutimin e tyre.
  • Mban kontakte me zyrën tatim taksave për detyrimet e institucionit.
  • Printon nga sistemi Bordero 5 sigurimet shoqërore dhe shëndetësore bazuar në pagat mujore
  • Hedh në sistem sigurimet shoqërore dhe shëndetesore të punonjësve të ISUV-së.
  • Printon nga sistemi formularet FDP për sigurimet shoqërore dhe shëndetesore.
  • Mban librin e pagave për çdo punonjës
  • Plotëson librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit e ISUV, në rast se punonjësit i ka mbaruar libreza e kontributeve plotëson me të dhena personale dhe i firmos në zyrën e sigurimeve shoqërore e shëndetesore.
  • Plotëson formularet per lejet e lindjeve dhe me pas i dergon ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore.
  • Plotëson formularin që vjen nga MB&ZHR për Drejtorin e Statistikave në lidhje me fondin e pagave.
  • Ndjek procedurat e inventareve të ISUV.
  • Përgatit dokumentat e magazinës, mban lidhjet me Bankën për arkëtime e pagesa të ndryshme. Kryen dhe përgjigjet për cdo veprim të arkës. Realizon procedurat e blerjeve të vogla .
  • Ka për detyrë furnizimin e Departamenteve sipas kërkesave të tyre me lëndë të parë për prodhim, materiale konsumi, karburant. Mban dokumentacionin përkatës. Bën rakordimin me specialistët për lëvizjet e vlerave materiale në magazinë.
  • Merret me sistemimim e mallrave në magazinë me pritjen e të gjitha furniturave që vijnë nga firma të ndryshme (aparatura, kite, reagentë , materiale konsumi etj.).