Departamenti i Shëndetit të Kafshëve (DSHK)

Departamenti i Shëndetit të Kafshëve (DSHK) ofron shërbime diagnostike veterinare të një niveli të lartë, të besueshme dhe të shpejta.
DSHK ofron një shërbim të plotë diagnostik për sëmundjet e kafsheve në të gjitha llojet tokësore dhe ato ujore. Gjitahshtu ky departament ofron ekspertizë laboratorike për Shërbimin Veterinar (SHV), Autoritetin Kombetar te Ushqimit (AKU), veterinerët private, komplekse e ferma blegtorale si dhe për qytetaret që mbajnë kafshë shoqërimi.


Departamenti përfaqëson të vetmen qëndër reference të diagnostikës laboratorike veterinare në Shqiperi tashmë i akredituar sipas ISO 17025. Kapacitetet e tij teknike shtrihen në të gjitha fushat diagnostike veterinare si virologji, mikrobiologji, iktiopatologji, patologji të bletës, parazitologji, histopatologji, etj. Përmes shfrytëzimit të kapaciteteve laboratorike dhe teknike departamenti mundëson konfirmimin e procedurave diagnostike të laboratoreve rajonale (LR), monitorimin e përhapjes së sëmundjeve infektive në kafshë, vlerësimin e efikasitetit të masave veterinare të aplikuara, si dhe asiston gjatë shpërthimeve epidemike të sëmundjeve infektive.


Departameni funksionon me katë Sektorë:


Sektori i Diagnozës (SD)
Sektori i Patologjisë (SP)
Sektori i Serologjisë (SS)
Sektori i Prodhimit të Biopreparateve (SPB)