Sektori i Kontrollit të Barnave Veterinare (SKBV)

Misioni

Te kontrolloje e te garantoje cilesine e  biopreparateve  dhe medikamentet veterinare te importuara ose te prodhuara ne vend.

Detyrat

  1. Kontrollon dhe verifikon të gjithë dokumentacionin teknik te VMP-ve dhe kërkesat për regjistrim  të Agjensive Farmaceutike sipas Rregullores së rregjistrimit të produkteve farmaceutike.  ( Ky laborator operon me rregulloren e rregjistrimit te barnave veterinare Nr 4 date 30/12/1999.);
  2. Plotëson dokumentacionin e pranimit (regjistër pranimi dhe fletë pranimi);
  3. Kryen kontrollin e dosjeve për plotësimin e kërkesave të rregullores, njofton Agjensitë përkatëse për mangësite e vërejtura në dosjet dhe dokumentacionin e paraqitur (Dosjet janë të gjitha në gjuhën angleze.);
  4. Shqyrton metodikat ( të nxjerra nga dosjet teknike teVMP-ve) dhe planifikon bazën materiale për futjën në kontroll të VMP –se;
  5. Realizon  testet e provës në laboratoret përkatës , plotëson  raportet e provës sipas laboratorëve dhe raportin përmbledhës për provat e realizuara në LSHKV;
  6. Arshivimi për :

-   Dosjen teknike te V.M.P –së

-   Raportin e proves se LSHKV-së.

-   Ruan kampionet  e VMP-ve të rregjistruara  deri në tre muaj pas afatit të   skadimit

-   Përpilon dhe paraqet kërkesën për asgjësimin e kampioneve të skaduara dhe merr  pjesë në asgjësimine tyre.     

Laboratoret

  • Laboratori bakterial
  • Laboratori viral
  • Laboratori i kimisë
  • Zyra e pranimit të dokumentacionit  dhe Arshiva