Sektori i Toksikologjise dhe Mbetjeve te Medikamenteve Veterinare(STM)

Misioni

Eshte nje nga Sektoret me te vjeter te ISUV por me detyra dhe pergjegjesi te reja te pershtatura ndaj kerkesave aktuale.

Eshte nje nga sektoret e paisur me mire me aparatura instrumentale bashkekohore dhe si i tille mbeshtet dhe realizon ne bashkepunim dhe me sektore te tjere te ISUV, Programet Kombetare te Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit,per monitorimin dhe kontrollin e ushqimit:

  • Programi Kombetar per monitorimin e ujrave dhe  molusqeve bivalvore te bregdetit Shqiptar
  • Plani Kombetar i monitorimit te mbetjeve ne kafshe dhe prodhimet e tyre qe perfshin analizimin e  rreth 86 substanca te analizuara ne 11 matrica te cilat jane muksul (gjedh,te imta, dhi, derra, shpende) urine, plasma, melci, dhjame, veshke, ushqim per kafshe, veze, qumesht,(lope, dele, dhie) peshk, mjalte.

Detyrat:

  • Kontrollin e mbetjeve te substancave me efekt anabolik
  • Kontrollin e mbetjeve te substancave te paautorizuara
  • Kontrollin e mbetjeve te biopreparateve dhe medikamenteve veterinare ne kafshet dhe shpendet e gjalla, si dhe produktet e tyre.

Laboratoret:

  • Laboratoret e analizave te metaleve te renda ne produktet me origjine shtazore
  • Laboratori i analizave te mbetjeve te pesticideve ne produktet me origjine shtazore
  • Laboratori i analizave te mbetjeve te medikamenteve veterinare ne produktet me origjine shtazore

Stafi

  • Pergjegjes sektori
  • Tre specialiste  kimist me grade shkencore
  • Tre specialiste  kimist pa grade shkencore
  • Nje laborante