Sektori i Vlerësimit të Cilësisë së Ushqimeve (SVCU)

MISIONI
Ky sektor e mbështet aktivitetin e tij në bazë të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.515, datë 19.07.2006, në bazë të të cilit u krye bashkimi i ish-IKU me ish- IKV duke u krijuar ISUV, në kuadër të të cilit ish-IKU ushtron tashmë aktivitetin e tij si Sektori i Vlerësimit të Cilësisë Ushqimore. Aktiviteti i SVCU tani bazohet në Ligjin e Ushqimit Nr. 9863 dt. 28.01.2008.

Në këtë sektor analizohen të gjitha prodhimet ushqimore të importuara apo të tregetuara në vend. SVCU në kryerjen e këtij funksioni, bashkëpunon nga pikepamja tekniko-shkencore dhe metodologjike me të gjithë laboratorët e AKU-së dhe ofron një ndihmesë të madhe për biznesin vendas të industrisë agroushqimore.

DETYRAT dhe PËRGJEGJËSITË

  • me laboratorët e tij të ndarë sipas grup produkteve ushqimore që analizohen kryen analiza për vlerësimin cilësor të produkteve ushqimore me qëllim vlerësimin e deklarimeve në etiketë dhe përmbajtjes reale të përbërësve të deklaruar.
  • kryen ekspertiza për institucionet e tjera shtetërore që vijnë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve apo reklamimeve të ndryshme ndërmjet paleve.
  • kryen analizat e produkteve ushqimore për eksport duke ndihmuar biznesin vendas dhe lehtësuar tregetinë.
  • kryen analizat për certifikimin e produkteve tona ushqimore për treguesit e tyre cilësore.
  • Specialistet e SVCU, si të vetmit teknologë ushqimorë në varësi të MB&ZHR, marrin pjesë në hartimin e akteve nënligjore, rregulloreve teknike dhe vendimeve të ndryshme në fushat respektive të industrisë ushqimore, në bashkëpunim me specialistët e MB&ZHR.


Ky sektor ka katër laboratorë:

  • Laboratori i analizave fiziko kimike të qumështit, mishit dhe nën produkteve të tyre,
  • Laboratori i analizave fiziko kimike të produkteve me bazë drithi,
  • Laboratori i analizave fiziko kimike të vajrave dhe yndyrnave me origjinë bimore
  • Laboratori i analizave fiziko kimike të pijeve alkoolike, lëngjeve të frutave, produkteve bimore të konservuara, ujrave të pijshëm dhe produkteve të tjera ushqimore.



STAFI
1 Përgjegjës Sektori
2 Specialist Kimist
2 Specialiste teknologe
1 Laborante