Hapet paneli dy ditor i degustimit të vajit pranë ISUV-së (30-31 janar 2019)

Në sallën e konferencave ISUV-së do të organizohet panel-testi për degustimin e vajit të ullirit.
Në këtë panel do të marrin pjesë 6 specialistë të Sektorit të Cilësisë së Ushqimeve(SVCU) duke kontribuar kështu me ekspertizën e tyre gjatë vlerësimeve organo-sensore sipas metodologjisë standarte.
Ky panel organizohet nga Programi ASDO – "Zhvillim i qëndrueshëm i sektorit të ullirit në Shqipëri " në bashkëpunim me MB&ZHR dhe Cooperazione Italiana.