Isuv: 250 kampione te analizuara nga Dermatoza nodulare, rezultatet e testeve të kënaqshme

Njoftim për mediat Isuv: 250 kampione te analizuara nga Dermatoza nodulare, rezultatet e testeve të kënaqshme Dermatoza Nodulare e Gjedhit (Lampy Skin Disease) vazhdon të tërheqë vëmendjen e institucioneve që merren me ruajtjen e shëndetit të kafshëve. Nisur nga rëndësia ekonomike që ka, sidomos në zonat endemike, ku bën pjesë dhe vendi ynë, diagnoza e shpejtë laboratorike përbën mjetin më efektiv për konfirmimin e rasteve klinike që raportohen çdo ditë. Në Laboratorin e Biologjisë Molekulare, në Departamentin e Shëndetit të Kafshëve, prej 2 muajsh po punohet intesivisht për analizimin e shpejtë dhe të saktë të kampioneve të dyshuara për praninë e virusit shkaktar të DNGJ. Komunikimi i vazhdueshëm me Shërbimin Veterinar ka përmirësuar dukshëm cilësinë e përzgjedhjes dhe mbledhjes së kampioneve nga kafshët e dyshuara dhe transportin e tyre në ISUV. Cilësia e kampionit bashkë me metodën e zgjedhur laboratorike, konfirmojnë përpjekjet e vendosjes së diagnozës nisur nga shenjat klinike. Deri tani numri i kampioneve të analizuar ka kaluar 250 dhe rezultatet e testeve janë shumë të kënaqshme. Çdo ditë në ISUV vijnë kampione të dyshuar për DNGJ, nga zona të ndryshme të vendit. Puna vazhdon me të njëjtin intensitet.