Pesticidet në Fruta dhe Perime

Analizat e fundit te kryera nga ISUV për mbetjet e pesticideve në produktet me origjinë bimore janë konfirmuar nga laboratorët e Referencës në Itali, dhe rezultatet sapo kanë mbërritur. Laboratori i mbetjeve të pesticideve në produktet me origjinë bimore në ISUV ka deklaruar vazhdimisht se frutat dhe perimet e tregtuara në tregun shqiptar janë pa mbetje të pesticideve. Kjo vazhdon të konfirmohet edhe nga laboratorët e referencës në vendet e bashkimit europian, sic është laboratori i mbetjeve të pesticideve në Teramo – Itali “ I"stituto Zooprofilattico Sperimentale dell’Abruzzo e del Molise “Giuseppe Caporale” (IZSAM)”

Të njëjtët kampione të dërguar në (IZSAM) janë analizuar njëkohësisht edhe nga laboratori i mbetjeve të pesticideve në produktet me origjinë bimore në ISUV, dhe rezultatet ishin të njëjta në të dy laboratorët; Frutat dhe perimet e analizuara nuk kishin prani të mbetjevë pesticideve mbi normat e lejuara.