Sektori i Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve, ISUV

Objekt i punës analitike të Sektorit të Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve(SPPMM) është kontrolli biologjik dhe kimik i produkteve peshkore (molusqeve bivalvë, peshqve, produkteve peshkore të ndryshme, gaforreve etj.), si dhe të mjedisit (ujë), ku ata rriten. Sektori zbaton metodat, normativat dhe praktikat e rregulloreve Shqiptare dhe të Bashkimit Europian. Në aspektin teknik dhe shkencor, ai kryen zhvillimin e metodikave të reja, ndërmarrjen e studimeve, përgatitjen e dokumentave teknike si dhe hartimin e leksioneve, temave studimore të studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrore(FSHN).
Sektori përbëhet nga 4 laboratorë: Laboratori i Fitoplanktonit(L.Fit), i Histaminës(L.His), i Biotoksinave(L.Boitox) dhe i Hidrokarbureve Aromatike Policiklike/PAH(L.Pah). Ky sektor garanton besueshmërinë/rezultatet e analizave/testeve që kryen nëpërmjet:
1. Zbatimit të menaxhimit të cilësisë sipas ISO 17025:2005;
2. Akreditimit të testeve nga trupa akredituese kombëtare (DPA)
3. Zbatimit të programit të testeve të zotësisë nga institucione europiane të certifikuara.
Këto janë praktikat me të cilat Sektori/ISUV garanton sigurinë ushqimore për peshqit dhe molusqet. Sektori realizon dy kategori analizash: 1) analiza zyrtare (në kuadër të planeve të monitorimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe atyre të inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU); si dhe 2) analiza jo zyrtare, të autokontrollit të operatorëve të biznesit.