Projekti EFSA

EFSA mështetur mbi polititkat e Komisionit Evropian për zgjerimin e vendeve IPA dhe në bashkëpunim me BE, ka ndërmarrë një program të titutlluar "Masat pergatitore për pjesmarrjen e vendeve IPA në agjensitë e BE-së" fillimet e këtyre hapave datojnë që prej vitit 2005.
Programi Komisionit Evropian është duke mbështetur agjensitë e EU/EFSA ,duke i lejuar këtyre që të ndërmarrin masa përgatitore me grupet e interesit të vendeve IPA, dhe vendimmarrësit, në funksion të nxitjes dhe rritjes të pjesëamarrjes së këtyre vëndeve dhe bashkëpunimi me agjensi të ndryshme nga vende të ndryshme të BE-së si përpara dhe mbas aderimit të tyre në BE.
Mbeshtetja, synon në transferimin e njohurive dhe ngritjen a kapaciteve dhe ekspertizës ne fushën e sigurisë ushqimore, të agjensive për vendet IPA, si përfitues drejtpërdrejt nga EFSA /IPA Program.
Veprimtaria dhe aktivitetet e këtij programi, financohen nga BE nëpërmjet project-mareveshjeve të mëdha të njohura si mbështetjet financiare IPA.
Projekti i aktual EFSA /grand nga IPA II, ka filluar në Tetor 2017-2019, dhe faza e parë Dhjetor 2015- Shtator 2017.
Gjatë fazës së parë të këtij programi është konsideruar si progres pjesëmarrja e Shqipërisë veçanërisht në harmonizimin e metodologjive për data collection, raportimin e tyre tek EFSA, sikurse edhe bashkëpunimi shkencor gjatë krizave ushqimore si rasti për shembull (Lympy Skin Deseas përhapur në rajon 2016-2017)
Shqiperia së bashku me vende të tjera IPA për herë të parë në 2017 prezantoi të dhena kombëtare mbi sëmundjet zoonotike, AMR, dhe FBO tek EFSA dhe DWH (data warehouse).
Gjithashtu çdo vit Shqipëria është pjesëmarrëse në këto grupe dhe rrjete shencore të vlerësimit të riskut në EFSA:
• Shëndeti dhe mirëqënia e kafshëve
• grumbullimin e të dhenave dhe monitorimi mbi zoonozat, AMR, FBO (perfaqesues dhe vazhdim nga ISUV dhe Insituti Shëndetit Publik dhe AKU)
• të dhenat mbi dukuritë kimimke (përfaqësues ekspert nga ISUV dhe vazhdim)
• të dhena për konsumin e ushqimit dhe çfaqja ndaj riksut (përfaqesuar nga MBZHR dhe ISHP)
• shëndeti i bimëve (MBZHR)
• mbetjet e produkteve mjeksore veterinare (përfaqësues nga ISUV dhe vazhdim)
• monitorimi i pesticideve (përfqësues ekspert nga ISUV dhe vazhdim)
• komunikimi riskut (përfaqësues deri më sot AKU)
Objektivi kryesor :
EFSA nëpermjet fondeve nga Komisioni Evrpian, ka për qellim të mbështesë përfshirjen e vendeve IPA në punen e saj duke krijuar mundeësi për forcimin e kapaciteve mbi vlerësimin e riskut dhe komunikimit nëpërmjet promovimit të rrjetit të institucioneve mbi sigurine ushqimore në nivel nacional dhe përfshirjen e tyre në aktivitete të perbashketa, ndërmjet EFSA-s, vendeve IPA dhe vendeve të BE-së.
Rezultate të pritshme:
Ngritja dhe koordinimin e rrjeteve te sistemit te sigurise ushqimore me vendet IPA;
Pjesëmarrja në rrjetetet dhe projektet strategjike dhe bashkëpunuese të EFSA;
Pjesëmarrja në rrjetetet shkencore të EFSA dedikuar grumbullimit të të dhënave.

Për më tepër informacion klikoni këtu:

https://www.efsa.europa.eu/en/biological-hazards-data/reports