Rreth Nesh

Kjo është faqja zyrtare e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) si qëndër reference e vetme në Shqiperi  është e çertifikuar kombëtarsiht dhe ndërkomtërarisht për një sërë analizash.
ISUV varet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MB&ZHR) dhe është përgjegjëse për hartimin e strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve. ISUV ka në varësi teknike 8 Laboratorë Rajonalë (LR), të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive e parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë.
ISUV përgjgijet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) ndjek Sëmundjet me Origjinë Ushqimore (SOU).
ISUV bashkëpunon ngushtësisht me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO), Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëvë (OiE), Agjensinë Evropiane të Ushqimit (EFSA) dhe Laboratorë Evropiane të Referencës (EU-RL) për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme epizootike, agjentëve zoonotik dhe zbulimin e kontaminantëve që vijnë nga ushqimet.