Sektori i Diagnozës(SD)

Sektori i Diagnozës (SD) në këndvështrimin e “One Health” e mbështet aktivitetin e tij laboratorik në diagnozën e sëmundjeve zoonotike dhe jozoonotike bakteriale e virale në kafshë nëpërmjet:

identifikimit të agjentëve të ndryshëm bakterialë e viralë;

përcaktimin e antitrupave specifikë për agjentë specifikë nëpërmjet monitorimeve kombëtare, survejancave aktive, strategjive, rasteve të alerteve, bashkëpunimeve ndërinstitucionale për sëmundjet bakteriale dhe parazitare.

Ky sektor punon me metoda të normuara, të aplikueshme në të gjitha grupet e matricave të përcaktuara në Procedurat Operative Standarde sipas referencës së OIE-së, ku ne mbështetemi.

Analizat zyrtare të planifikuara dhe miratuara në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Veterinar MBZHR, që kryhen në këtë sektor, janë pjesë e planeve kombëtare të monitorimit, ndërsa analizat e kontrollit vijnë nga laboratorët rajonalë dhe operatorë privatë.

Një pjesë e rëndësishme e detyrave të sektorit është puna tekniko-shkencore, që përfshin pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme tekniko-shkencore, kryerjen e studimeve të ndryshme, zhvillimin e metodave të reja, pjesëmarrjen në grupe teknike pune, udhëheqjen teknike të laboratorëve rajonalë, si dhe përfshirjen në aktivitete pedagogjike.