Sektori i Patologjisë(SP)

Ky sektor ka si aktivitet bazë përcaktimin e shkakut të sëmundshmërisë ose vdekshmërisë së specieve të ndryshme të kafshëve. Ky Sektor është ngritur pas një ristrukturimi të organogramës së Departamentit të Shëndetit të Kafshëve dhe në strukturën e tij përfshihen:

  • Laboratori i Nekropsisë;
  • Laboratori i Histopatologjisë;
  • Laboratori i Iktiopatologjisë;
  • Laboratori i BSE-së;
  • Laboratori i Biologjisë Molekulare.

Stafi i Sektorit është i trajnuar dhe i kualifikuar, të gjithë specialistët janë me gradën Doktor. Puna është e ndarë sipas përshkrimeve të punës dhe përgjegjësisë së gjithsecilit. Sektori është i përfshirë në 2 kategori kontrollesh: Autokontroll dhe Monitorim. Metodat që përdoren për kryerjen e diagnozës janë metoda të normuara që merren nga Manuali i OIE-së dhe në disa raste përdoren dhe metoda të brendëshme të orientuara sipas rregullore të BE-së. Pjesë e punës së përditshme të Sektorit është përmirësimi i punës nëpërmjet zhvillimit dhe përditësimit të teknikave të analizimit, ndjekjen e udhëzimeve të MBZHR si dhe të Laboratorëve të Referencës me të cilat bashkëpunon çdo laborator.