isuv logo

Ilir Ajdini
Drejtori i Përgjithshëm
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë


Z. Ajdini ka lindur në Tepelenë në vitin 1982.


Në vitin 2007 ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Në vitin 2012 ka përfunduar University of Hawai, AHEED Program, Hawai, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Master Shkencor në Ekonomi dhe Politikat Agrare.

Z. Ajdini ka një përvojë disa vjeçare si në sektorin privat edhe në atë shtetëror për sa i përket drejtimit, menaxhimit, standarteve të sigurisë ushqimore dhe standarteve të cilësisë ushqimore.

Karrierën e tij e ka filluar në vitin 2007 si Drejtues i Departamentit të Audit & Organization, Euromax sh.p.k, ku ka mbajtur këtë post deri në vitin 2013.

Nga viti 2014-2016 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Vlorë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ndërkohë nga viti 2017 deri në vitin 2023 ka qënë Drejtor Teknik në sektorin privat dhe njëkohësisht në këtë periudhë ka qenë Auditues i Standarteve të Sigurisë dhe Cilësisë së ushqimit.

Gjithashtu për periudhën 2022-2023 ka ushtruar detyrën si Këshilltar i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Z. Ajdini ka kryer një sërë studimesh, hulumtimesh, kualifikimesh, publikimesh, trajnimesh mbi ushqimin, sigurinë ushqimore, cilesinë ushqimore ku edhe ka fituar disa çmime:
2023: Hulumtues/Studiues, Ushqimi i së Ardhmes - Produkte të reja ushqimore dhe burimet alternative të proteinave, Deutche Institut fur Lebenmitteltechnik e. V. & Technichal Center Krefeld.
2017: Hulmtues/Studiues, Si të trajtojmë ushqimet për të rritur jetëgjatësinë e tyre dhe për të fituar një cilësi më të lartë, Deutche Institut fur Lebenmitteltechnik e. V. & Technichal Center Krefeld.
2016: Teknikat e Auditmi të OBU-ve HACCP & Higjiene & Flexibiletet, Komisioni Evropian Konsumatorët, Shëndetësia, Agjencia Ekzekutive e Ushqimit DG Shëndetësia dhe Siguria e Ushqimore.
2014: Vlersim i rriskut të GMO (organizmat e modifikuar gjenetikisht) , European Food Safety Authority.
2006: SIFE Students in Free Enterprises, Spirit Awards
2005: University Centre Somerset, United Kingdom, Menaxhimi i Zinxhirit ushqimor, projekt kërkimi.
2002: Integrimi Evropian, Universita Degli Studi di Genova, Genova Itali.

Gjithashtu Z. Ajdini ka menaxhuar dhe kordinuar projekte të ndryshme në fushën e Ushqimit, “Knowledge Transfer and Innovation, Increase Knowledge Of Women Farmers And Local Enterprises On Eu Integration Process, Support stimulating of investments in the medicinal and aromatic plants, etc.