Programi i Transparences
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë
Rreth Autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat.
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP
Organigrama
Autoriteti më i lartë ekzekutiv është Drejtori i Përgjithshëm.
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë përbëhet si në skemën e paraqitur më poshtë:
Organika dhe kategorizimi i pozicioneve të punës dhe struktura e pagave të ISUV- së. Rreth ISUV
- Vendimmarrja e AP
CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre.
Ilir Ajdini Jonida Boci Pellumb Aleksi Erlinda Buhaljoti Elmira Mehmeti Vjollca VladiStruktura e Pagave
Struktura e Pagave.xlsProcedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
Rregullore “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”
https://pdfhost.io/pdf/<wbr></wbr>4c23b95b-f6b8-4aeb-8a62-<wbr></wbr>e188f14e1479/ad5d303b-3e6...LIGJ NR.10 465, DATË 29.9.2011 PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
http://www.bujqesia.gov.al/wp-<wbr></wbr>content/uploads/2017/12/16-03-<wbr></wbr>03-09-08-22L...LIGJ NR.9863, DATË 28.1.2008 PËR USHQIMIN(I NDRYSHUAR)
http://aku.gov.al/wp-content/<wbr></wbr>uploads/2016/06/Ligji-Nr-9863-<wbr></wbr>dat%C3%AB-28.....
Nr. 152/2013 PËR NËPUNËSIN CIVIL (Ndryshuar me ligjin nr, 178/2014, datë 18.12.2014, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 211)
Ligj nr 7961 dt. 12.07.1995 Kodi i Punes
Politikat, vendimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Legjislacionin, procedurat, normat dhe praktikat e komunitetit Europian dhe Institucioneve të tjera ndërkombëtare
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e A.P
Legjislacion Kombëtar
“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligj Nr.10 465, Datë 29.9.2011 “Për Shërbimin Veterinar Në Republikën E Shqipërisë”
Ligj Nr.9863, Datë 28.1.2008 “Për Ushqimin(I Ndryshuar)”
Ligj Nr.105/2016 “Për Mbrojtjen E Bimëve” (I Ndryshuar);
Ligj nr 7961 dt. 12.07.1995 “Kodi i Punes” (i ndryshuar);
Ligj Nr. 90/2012 “Për Organizimin Dhe Funksionimin E Administratës Shtetërore” (I Ndryshuar)
Ligj Nr. 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative I Republikës Së Shqipërisë”
Ligj Nr.9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen E Të Dhënave Personale” (I Ndryshuar);
Ligj Nr .9367, Datë 7.4.2005 “Për Parandalimin E Konfliktit Të Interesave Në Ushtrimin E Funksioneve Publike” (I Ndryshuar);
LIGJ Nr.9154, datë 6.11.2003 “PËR ARKIVAT”;
Ligji Nr.9131, Datë 8.9.2003 “Per Rregullat E Etikes Ne Administraten Publike” (I Ndryshuar);
Akte Nënligjore
Vkm Nr. 732 Date 16.11.2022 “Per Organizimin Dhe Funksionimin E Isuv”;
Vendim Nr. 125, Datë 17.2.2016 “Për Transferimin E Përkohshëm Dhe Të Përhershëm Të Nëpunësve Civilë”;
Vendim Nr. 124, Datë 17.2.2016 “Për Pezullimin Dhe Lirimin Nga Shërbimi Civil” (I Ndryshuar);
Vendim Nr. 1037, Datë 16.12.2015 “Për Procedurat E Vlerësimit Të Nëpunësve Civilë, Për Përfitimin Dhe Përditësimin E Njohurive Shtesë”;
Vendim Nr. 243, Datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën E Provës Dhe Emërimin Në Kategorinë Ekzekutive” (I Ndryshuar);
Vendim Nr. 242, Datë 18.3.2015 “Për Plotësimin E Vendeve Të Lira Në Kategorinë E Ulët Dhe Të Mesme Drejtuese” (I Ndryshuar);
Vkm Nr. 109, Datë 26.2.2014, Për Vlerësimin E Rezultateve Në Punë Të Nëpunësve Civilë (E Ndryshuar);
Vendim Nr. 116, Datë 5.3.2014 (Ndryshuar Me Vkm Nr.532, Datë 06.08.2014) Për Statusin E Nëpunësve Dhe Punonjësve Aktualë Që Përfitojnë Statusin E Nëpunësit Civil Sipas Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”;
Vendim Nr. 115, Datë 5.3.2014 “Për Përcaktimin E Procedurës Disiplinore Dhe Të Rregullave Për Krijimin, Përbërjen E Vendimmarrjen Në Komisionin Disiplinor Në Shërbimin Civil”;
Vendim Nr. 833, Datë 28.10.2020 “Për Rregullat E Hollësishme Për Përmbajtjen, Procedurën Dhe Administrimin E Dosjeve Të Personelit E Të Regjistrit Qendror Të Personelit”;
Vendim Nr. 874, Datë 29.9.2021 “Për Miratimin E Rregullave Për Zbatimin E Parimeve Të Etikës, Të Klasifikimit Të Veprimtarive Të Jashtme Dhe Vlerën E Dhuratave, Që Mund Të Pranohen Gjatë Veprimtarisë Së Nëpunësit Të Administratës Publike”;
Urdheri Nr. 10 Date 26.01.2023 “Per Miratimin E Struktures Se Isuv” (I Ndryshuar Me Urdherin Nr. 156 Date 05.10.2023);
- Kodi i Sjelljes
Akte që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive
-Udhëzues Për Parandalimin Dhe Adresimin E Dhunës, Ngacmimit Dhe Ngacmimit Seksual Në Mjedisin E Punës Në Institucionet E Administratës Shtetërore;
-Manual Praktik Mbi Zbatimin E Legjislacionit Të Shërbimit Civil Dhe Menaxhimit Të Burimeve Njerëzore
- Plani i Integritetit 2023
Strategji (Nuk ka)
- Raporti Vjetor 2021 Raporti Vjetor 2022
Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun (Nuk ka informacion)
KORDINATORI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT
ESTELA KOKA
mail : estela.koka@isuv.gov.al
Tel : +355 (4) 2 37 29 12
Orari: E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00
Adresa e Institucionit
Rruga "Aleksandër Moisiu"
Nr. 82
Tiranë, ShqipëriGoogle Map: https://goo.gl/maps/3CuERdoGkEr
• Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
• Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
• Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
- emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
- adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
- përshkrimin e informacionit që kërkohet;
- formatin në të cilin preferohet informacioni;
- çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
• Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
• Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
- ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
- ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
• Kërkesa për informim trajtohet nga ana e ISUV sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
• Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, ISUV kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
• Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës ISUV konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
• Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga ISUV në faqen e tij të internetit www.isuv.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut.
• Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.
• E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Format kërkese!Formularin e plotësuar, mund ta dërgoni pranë Zyrës së Komisionerit në adresën e-mail info@idp.al, dorazi ose nëpërmjet postës në adresën: Rr. Abdi Toptani, Tiranë,
Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Neni 24
Procedurat për shqyrtimin e ankesave
1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
2. Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe Autoritetit Publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
4. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos:
a) mospranimin e ankesës kur:
i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
ç) afatin, brenda të cilit Autoriteti Publik duhet të zbatojë urdhrin.
6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
7. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 04/02/1999, “Për Avokatin e Popullit”.
Format Ankese!
Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë) (Nuk ka)
Dokumente që përmbajnë tregues të performancës së AP- Raporti Auditimi-KLSH Raporti Auditimi-MBZHR
- Raporti Auditimi mbi zbatimet e rekomandimeve_Prill 2023
- Plani Strategjik i Punës
Raport vjetor për zbatimin e buxhetit (sipas viteve)
Detajimi dhe Ndjekja Buxheti 2020.
Buxheti 2021 Rakordim Buxheti 2021-
Buxheti 2022 Rakordim Buxheti 2022-
Buxheti 2023 Buxheti 2023-2025 Buxheti 2023 i ndryshuar- Detajimi i investimeve 2023-2025
- Detajimi i investimeve 2023 i ndryshuar
Donacione, sponcorizime (sipas viteve) (Nuk ka informacion)
- Dokumente që tregojnë gjëndjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licensuara
Shënim: ISUV nuk tarifon pagesë për subjektet e licensuara
- tabela e realizimit te prokurimive per vitin 2020.xlsx
- Regjistri i parashikimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2021 Regjistri i realizimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2021
- Regjistri i parashikimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2022 Regjistri i realizimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2022
- Regjistri i parashikimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2023
Sherbimet qe ofrohen nga AP, sipas listes se sherbimeve te afishuar ne zyren e pritjes se kampioneve, gjithashtu edhte te publikuara ne website.
ISUV ka Aktivitet Laboratorik.
ISUV përgjigjet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore, si dhe te sëmundjeve të kafshëve .
Sherbimet e Ofruara nga ISUV
Procedurat dhe mekanizmat per te dhene mendime lidhur me procesin e hartimit te akteve ligjore/nenligjore,politikave publike apo ne lidhje me ushtrimin e funksionit te AP.
ISUV eshte Institucion varesie i Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural dhe si i tillë pjesa teknike e ISUV eshte pjese e grupeve per hartimin e politikave te cilat jane detyre funksionave e Institucionit nga ku ne varemi.
Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga ISUV*
Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
Procedura e ankimimit*
Shënim: ISUV nuk e ofron këtë shërbim.
Dokumenta që kërkohen më shpesh janë lista e shërbimeve (Analizave) që kryen ISUV.
Lista e ShërbimeveNjoftime për procedurat e rekurtimit/pranimit në shërbim civil
- Njoftime të ndryshme
- Statistika
- Raporte
Publikime (Nuk ka informacion)
Bashkëpunime etj. (Nuk ka)
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Institutit e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.isuv.gov.al/ , si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
Faqja zyrtare e ISUV është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë janë:
“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: ISUV ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ISUV-it .
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Instituti I Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.isuv.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
ISUV, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.